Ditën e nesërme vijon takimi i dytë i komunitetit të ProductTank Tirana në Protik

Publikuar më: 01-06-2016

13245470_1268694663173053_7500916242435329128_nIshte data 16 Shkurt e cila solli për herë të parë evenimentin ProductTank Tirana, një nismë me karakter ndërkombëtare themeluar në 2010-tën me një komunitet prej 10,000 anëtarësh në të gjithë botën dhe e shtrirë në 40 qytete.

Takimet e organizuara nga ProductTank kanë në themel shpërndarjen e eksperiencave mes komunitetit dhe ekspertëve të menaxhimit të produktit duke shërbyer si një urë lidhjeje për të apasionuarit e kësaj fushe. ProductTank do të vijojë në një tur disa mujor i cili do të finalizohet në Londër më 30 Shtator.

Në takimin e parë të ProductTank Tirana, Elvis Bregu, menaxher i departamentit të inovacionit pranë Vodafone Albania dhe Emil Lamprecht Mentor në Google, Këshilltar në CareerFoundry si dhe Akselerator Komuniteti pranë Yunus Social Business Balkans ndanë eksperiencat e tyre.

Ditën e nesërme pranë Qendrës Protik do të mbahet takimi i dytë me të ftuar Alban Selami, themelues i AlbanFootball.com – dyqani i parë online dedikuar shitjeve të produkteve të footbollit shqiptar – dhe Mandi Shenediela, ekspert UX dhe bashkëthemelues i Buletin. Tema e diskutimeve do të përqendrohet rreth rëndësisë së ekpseriencës së përdoruesit në e-commerce si dhe për implementimin e kësaj eksperience në mënyrën e duhur.

Pjesëmarrja është e lirë. Takimi fillon në ora 17:30 me një rrjetëzim ndjekur nga prezantimet e z. Selami dhe Shenediela e në fund një tjetër rrjetëzim. Biletat e pjesëmarrjes mund ti rezervoni online në Meetup.com.

Për më shumë informacione dhe detaje ju ftojmë të vizitoni faqen e ProductTank Tirana në Facebook dhe faqen e evenimentit të ditës së nesërme. Shtëpia botuese ICTSmedia, vjen përherë në mbështetje të evenimenteve të tilla me një rëndësi të veçantë për sektorin ICT në Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Ditën e nesërme vijon takimi i dytë i komunitetit të ProductTank Tirana në Protik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)