Ditë të vështira për vizat H-1B pritet të vijnë nën administratën Trump

Publikuar më: 22-11-2016

Donald Trump sits with U.S. Senator Jeff Sessions (R-AL) at Trump Tower in ManhattanProgrami Amerikan i vizave për punojësit në industrinë e teknologjisë mund të kalojë nën rishikim në momentin e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump dhe këshilltarit të tij të përgjithshëm senatori Jeff Sessions.

Vizat H-1B hapin dyert për 65,000 punojës dhe 20,000 studentë çdo vit në SHBA. Industria e teknologjisë e cila ka lobuar fuqishëm për të zgjeruar më tej programin tashmë do ti duhet të luftojë për ta mbajtur të gjallë.

Sinjalet e dërguara nga Donald Trump kanë qenë të paqarta, nganjëherë duke kritikuar programin e nganjëherë duke e lavdëruar si një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr talentet e huaja.

Megjithatë prej kohësh është kërkuar një reduktim i numrit të vizave për kompani të mëdha outsourcing si Infosys. Kjo firmë, më e madhja për nga numri i punojësve me viza H-1B, ofrojnë kontrata për të huajt në përpjekje për të reduktuar kostot.

Qëllimi kryesor i vizave H-1B ka qenë për një numër të caktuar profesionesh. Firmat teknologjike si Microsoft dhe Google zakonisht punësojnë individë të një profili të lartë nganjëherë duke u siguruar të ashtuquajturën “Green Card” me anë të së cilës mund të punojnë përherë në SHBA.

Por firmat si Infosys dhe Tata Consultancy, që të dyja me seli në Indi, përdorin vizat për të afruar punojës me pagë të ulët të cilët rrallë herë paisen em Green Card.

Vizat H-1B ofrohen me atë të llotarive vjetore. Këtë vit kanë aplikuar plot 236,000 vetë për 85,000 viza të disponueshme. (PCWorld Albanian)

Ditë të vështira për vizat H-1B pritet të vijnë nën administratën Trump
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)