Ditë të vështira për Android, zbulohen dy dobësi sigurie dhe një maluer në Play Store

Publikuar më: 10-09-2016

android-security-640x461Ishte një javë e vështirë për miliona përdorues Android. Dy dobësi kritike u zbuluan dhe ngelen akoma të pa arnuara në një përqindje të lartë paisjesh Android. Dhe për ta përkeqësuar situatën aplikacione të dëmshme u shkarkuan mëse 2.5 milion herë nga Google Play Store.

Problemet e sigurisë të cilat janë të ngjashme me Stagefright, janë ripar nga Google. Por pjesa më e madhe e paisjeve Android nuk do tu shpëtojnë asnjëherë. Madje edhe ato telefonët të cilët janë të pranueshëm me këtë përditësim do të duhet të presin.

Dobësia e parë, CVE 2016-3861, u zbulua nga Mark Brand, një hulumtues pranë Projektit Zero të Google. Sulmuesit me anë të saj mund të ekzekutojnë maluerë në telefonët e prekur. Kjo dobësi sipas hulumtuesit nuk ishte e vështirë të zbulohej çka na bën të mendojmë se për shumë të tjerë ska qenë aspak e vështirë.

Dobësia e dytë, CVE-2016-3862, mund të shfrytëzohet thjesht duke dërguar një imazh jpeg të infektuar. Jo medoemos shënjestra duhet ta klikojë lidhjen që të aktivizohet sepse malueri është aktiv që në momentin që dërgohet. Këto probleme sigurie u bënë publike në të njëjtën kohë kur firma e sigurisë Checkpoint kishte zbuluar një mauler në Play Store. Quajtur DressCode, malueri gjendet në një seri aplikacionesh prej 40 shkarkuar nga 500,000 deri në 2 milion herë. Aplikacionet tashmë janë hequr nga Google. (PCWorld Albanian)

Ditë të vështira për Android, zbulohen dy dobësi sigurie dhe një maluer në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)