Disqet solide SSD mund të humbasin të dhënat nëse lihen për një periudhë të gjatë pa energji

Publikuar më: 11-05-2015

ssd-hero

Një hulumtim i ri ka zbuluar se disqet solide SSD, të cilët ofrojnë një performancë më të lartë se hardisqet HDD, kanë një dobësi e cila mund të rezultojë fatale për të dhënat e përdoruesve. Këto SSD humbasin të dhënat nëse lihen për një kohë të gjatë në një ambjent me temperaturë të paqëndrueshme.

Më shqetsues është fakti se kjo periudhë mund të jetë për javë të tëra, muaj por në disa rrethana edhe çështje ditësh. Në të vërtetë këto SSD janë shumë më të mirë sesa HDD të cilët funksionojë me një mekanizëm më të vjetër dhe tradicional.

Por le të hyjmë më në detaje të kësaj dobësie. Në prezantimin e hulumtimit u tha se për një periudhë kohe të pacaktuar saktësisht, nëse një SSD qëndron në ambjent ku luhatja e temperaturave ndodh me 5 gradë celsius do të shkaktojë humbje të dhënash.

E thënë ndryshe nëse një SSD gjendet në një ambjent me temperaturë 25 gradë konstante atëherë do të jetë në gjëndje të ruajë të dhënat për dy vite. Por nëse gjatë kësaj periudhe ka një luhatje me 5 gradë, duke shkuar në 30 gradë celsius atëherë kjo periudhë do të përgjysmohet dhe SSD mund të rezistojë vetëm 1 vit.

Por mos u frikësoni sepse nuk është e gjitha në duart e temperaturës së ambjentit. Varet edhe nga lloji i SSD që po përdorni. Një pjesë e madhe SSD që gjenden në desktopët e performancës së lartë apo në kompjuterat e Apple nuk vuajnë nga kjo dobësi. Ato janë dizenjuar për të ruajtur të dhënat për dy vite në çfarëdo ambjenti apo temperature.

Në fakt janë sipërmarrjet ato që gjenden në rrezik nga përdorimi i këtyre SSD. Kjo sepse “jetëgjatësia” në mund ta quajmë kështu e të dhënave në SSD bie në mënyrë të konsiderueshme. Një rritje me 5 grandë celsius e ambjentit ku ruhet një SSD enterprise mund të shkaktojë humbje të dhënash brenda një periudhe 10-20 javë. (PCWorld Albanian)

Disqet solide SSD mund të humbasin të dhënat nëse lihen për një periudhë të gjatë pa energji
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)