DisplayMate: Galaxy Note 5 është smartfoni me ekranin më të mirë të ndërtuar ndonjëherë

Publikuar më: 20-08-2015

scaly-mountain-3566-005Galaxy Note 5 ka pak ditë që është lançuar. Ky smartfon është cilësuar nga Samsung si i një niveli shumë të lartë por për ta vërtetuar këtë gjë ai duhet të kalojë teste të ndryshme. DisplayMate është një firmë e cila merret me testimin e ekraneve të smartfonëve. Sipas raportit të publikuar nga DisplayMate, Galaxy Note 5 ka ekranin më të mirë të testuar ndonjëherë.

Në përfundim të disa raundesh testimesh, presidenti i DisplayMate, Raymond Soneira i dha të dy smartfonëve, Note 5 dhe S6 Edge+, nota të larta përsa i përket performancës së ekranit. Smarfoni Note 5 ka një ekran 5.7 inç me rezolucion Quad HD 2.560×1.440 piksel. Dhe Galaxy S6 Edge+ ka të njëjtat specifika vetëm se ekrani është i harkuar në pjesët anësore. Ndër këta dy smartfonë, ekrani i Note 5 ishte më i vlerësuari.

Sigurisht që blerësit e mundshëm të një smartfoni duhet të marrin parasysh disa karakteristika në momentin që blejnë një smartfon të ri, por kualiteti i ekranit duhet të jetë një nga faktorët kryesor që ndikon në zgjedhjen e tyre. Kjo për shkak se kualiteti vendos për lexueshmërinë e tekstit, shfaqjen e fotove, grafikat dhe aftësinë për të parë në kushte të ulta ndriçimi.

Por cilët janë faktorët që sollën këtë vlerësim të lartë të ekranit të Note 5? Krahasuar me Note 4, Note 5 ka imazhe më të qarta, tekste më të lexueshme etj. Për më tepër ky ekran është më efiçent përsa i përket konsumit të energjisë së baterisë. Pra një ekran super i mirë që nuk harxhon shumë energji. S’duhet të lëmë pa përmendur faktin se Note 5 dhe S6 Edge+ kanë ekran OLED, i cili është më i hollë dhe më i lehtë se ekrani LCD. Të gjitha këto së bashku sjellin një ekran të nivelit të lartë, ekranin më të mirë të kohërave. (PC World Albanian)

DisplayMate: Galaxy Note 5 është smartfoni me ekranin më të mirë të ndërtuar ndonjëherë
1 vote, 4.00 avg. rating (82% score)