Deutsche Telekom dhe Inmarsat sjellin internet me shpejtësi 4G në avionët e Lufthansa

Publikuar më: 21-09-2015

5d57aba6-f2c2-4b3f-8fd4-46c2c8b61714 (1)Fluturimet ajrore komerciale në distanca të shkurtra në Europë së shpejti do të ofrojnë akses në internet Wi-Fi duke filluar nga viti i ardhshëm.

Aktualisht ky shërbim është tejet i kufizuar gjatë flururimeve. Nuk mund ta keni në çdo udhëtim për të mos thenë se në të shumtën e rasteve është inekzistent. Madje disa kompani ajrore akoma u kërkojnë udhëtarëve të fikin celularët gjatë udhëtimit.

Lufthansa do të jetë e para që do të ndjekë rrugëtimin kompanive ajrore amerikane si American Airlines e cila aktualisht ofron internet Wi-Fi në fluturime. Që nga vera e 2016-tës Lufthansa po planifikon të ofrojnë internet broadband në bordin e avionëve të saj për fluturimet në distanca të shkurtra dhe mesatare.

Lufthansa thotë që falë bashkëpunimit me Inmarsat dhe Deutsche Telekom, pasagjerët e saj do të kenë akses në internet super të shpejtë. Programi që do të mundësojë internet me shpejtësi 4G quhet BoardConnect. Inmarsat është një kompani britanike telekomunikacioni me shërbime satelitore.

Së bashku Inmarsat dhe Deutsche Telekom kanë ndërtuar një rrjet hibrid vetëm për Europën. Sistemi në fjalë bashkon rrjetet LTE dhe ato satelitore për të ofruar akses në internet të shpejtë. Deutsche Telekom pretendon se ky rrjet do të ofrojë internet më të shpejtë sesa ai që ofrohet nga Gogo në fluturimet ajrore të kompanive si American Airlines, United Airlines, Air Canada dhe Delta Airlines.

Gogo aktualisht po zhvillon një sistem i cili do të hyjë në funksion nga fundi i këtij viti dhe do të ofrojë akses në internet broadband deri në 70 megabit për sekond. Prandaj prisni që Deustche Telekom ta tejkalojë këtë. (PCWorld Albanian)

Deutsche Telekom dhe Inmarsat sjellin internet me shpejtësi 4G në avionët e Lufthansa
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)