Detajohet Xiaomi Redmi 4: Ekran 5 inç 1080p dhe 3GB RAM

Publikuar më: 30-10-2016

xiaomi-redmi-note-4-usb-port-e1472939270584Xiaomi Redmi 3 debutoi në Janar në disa versione si 3s, Pro, Prime, dhe tani jemi shumë pranë zyrtarizimit të Redmi 4.

Informacionet që vine nga Kina e largme sugjerojnë një telefon me ekran 5 inç 1080p, kamër 13 megapiksel me dritë LED të dyfishtë dhe kamër frontale 5 megapiksel.

Redmi 4 fuqizohet nga një processor Snapdragon tetë bërthamësh, 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. Trupi metalik do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra, argjendtë dhe të artë.

Bateria e telefonit prej 4,000 mAh duhet të sigurojë jetëgjatësi për të pakën një ditë të plotë nën përdorim intensive. Telefoni pritet të kushtojë afro 160 Euro. (PCWorld Albanian)

Detajohet Xiaomi Redmi 4: Ekran 5 inç 1080p dhe 3GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)