Detajohet telefoni i dytë Android nga BlackBerry me emrin e koduar “Hamburg”

Publikuar më: 21-05-2016

BlackBerry-Hamburg-concept-renderMe dy telefonë Android që pritet të debutojnë gjatë këtij viti dhe tashmë të konfirmuar nga vetë shefi ekzekutiv i kompanisë kanadeze BlackBerry, ishte çështje kohe përpara se detajet e para të telefonëve të publikoheshin online.

Informacionet e para janë kortezi e GFXBench, i cili tregon disa specifika të harduerit të një prej telefonëve që bart pseudonimin “Hamburg.” Sipas dabatazës së GFXBench, Hamburg ka një numër modeli STH100-x dhe do të karakterizohet nga ekran 5.2 inç full HD 1920x1080p.Hamburg-Specs

Në brendësi do të fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 615 me tetë bërthama me frekuencë 1.5 Ghz dhe grafika Adreno 405. Në lidhje me fotografinë, një kamër e pasme 12 megapiksel dhe frontale 7 megapiksel do të tregojnë potencialin e BlackBerry në këtë fushë.

GFXBench citon 3GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme. I gjithë ky harduer lehtësisht mund të klasifikohet si i rangut të mesëm ashtu siç kompania kishte premtuar me dy telefonët e ardhshëm. Sigurisht nga e kaluara kemi mësuar se shumë gjëra mund të ndryshojnë në lidhje me versionin final të telefonit. (PCWorld Albanian)

Detajohet telefoni i dytë Android nga BlackBerry me emrin e koduar “Hamburg”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)