Detajohet tableti 18.4 inç Samsung Galaxy View me kosto që arrin në 599 dollarë

Publikuar më: 26-10-2015

gsmarena_003Natyrisht që keni parë laptopë me ekran 13.1 inç, 15.4 apo 15.6 inç. Madje ka edhe nga ato laptopë me ekranë 17 inç. Për Samung kjo nuk mjafton.

Dhe konkretisht nuk po flasim për laptopë por për një tablet i cili kur të debutojë do të ketë një ekran 18.4 inç. Një distributor online e ka listuar këtë tablet në faqen e saj të shitjeve së bashku me informacione mjaft të rëndësishme.

Ekrani i tabletit është paisur me një rezolucion 1080p Full HD dhe dendësi pikselash prej 120 për çdo inç. Exynos 7580 me frekuencë 1.6 Ghz është proçesori që do të performojë edhe detyrat më komplekse që do të përballet Galaxy View.

Detajet vijojnë: 2 GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, mbështetje për kartat microSD, kamër frontale 2.1 megapiksel, Bluetooth 4.1, 3G/ 4G LTE Kategoria 6 dhe Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac.

Një nga shqetësimet lidhur me këtë tablet padyshim do të jetë jetëgjatësia e baterisë për shkak të ekrani gjigand. Kapaciteti i saj mendohet të jetë afro 5,700 mAh. E thënë me fjalë tjera vetëm 8.5 orë shikim të videove.

Dhe më e rëndësishmja, çmimi. Tableti do të kushtojë 599 dollar sipas distributorit. (PCWorld Albanian)

Detajohet tableti 18.4 inç Samsung Galaxy View me kosto që arrin në 599 dollarë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)