Detajohet Samsung Galaxy Note 7 në disa imazhe live

Publikuar më: 21-07-2016

CnwKr-aUIAAOtb4Galaxy Note 7 dhe iPhone 7, dy markat rivale të përjetshme, kanë qenë subjekt i një sërë spekulimesh ditët e fundit teksa afron debutimi i tyre. Ditën e djeshme publikuesi i njohur i informacioneve kofidenciale nga industria mobile Evan Blass publikoi një foto në rrjetin social Twitter të një telefoni që supozohet të jetë Note 7.

Imazhi paraqiste lapsin tradicional S-Pen dhe një karakteristikë të pazakontë, ekranin e harkuar i cili mesaduket do të nxjerrë në pension Galaxy S6 Edge+. Krahas tyre nuk mungonin detajet si një portë 3.5 mm kufijesh, një portë USB-C, një boks dhe vrimë mikrofoni.

gsmarena_008  gsmarena_007  gsmarena_001

Ndërkaq ditën e sotme telefoni u detajua pothuajse terësisht në një set përbërë nga 9 foto dhe publikuar nga një përdorues i rrjetit social kinez Weibo. Këto foto konfirmojnë çdo gjë e thënë më lart ndërkaq ekrani 5.7 inç shfaqet i harkuar në të dyja anët.

Telefoni i cili do të fuqizohet nga Snapdragon 820 shoqëruar nga 4GB RAM dhe në përbërje të së cilit gjendet një kamër 12 megapiksel Dual Pixel do të jetë edhe njëherë tjetër konkurrenti kryesor i iPhone 7 i cili thuhet se këtë vit do të vijë në tre modele dhe njëri prej tyre bart një kamër të dyfishtë. (PCWorld Albanian)

Detajohet Samsung Galaxy Note 7 në disa imazhe live
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)