Detajohen specifikat e kartave grafikave Radeon RX 470 dhe RX 460

Publikuar më: 29-07-2016

radeon-primary-100674161-largeRadeon RX 470 dhe RX 460 u prezantuan gjatë muajit të kaluar dhe ditën e sotme ato u detajuan. Dy kartat grafike të cilat pritet të dalin në shitje më 4 dhe 8 Gusht respektivisht premtojmë performancë të kënaqshme me kosto të ulët.

RX 470 dhe RX 460 karakterizohen nga arkitektura 14 nanometër Polaris e cila ofron më shumë performancë dhe çliron më pak nxehtësi. AMD nuk dha informacion për koston e dy kartave por që qartësoi objektivat e kompanisë drejt tregut 100-200 dollar.

Radeon RX 470

Sipas AMD-së, Radeon RX 470 mund të luajë video lojërat në rezolucion 1080p dhe 60+ frekuenca në sekond si në rastin e Tomb Raider, The Witch 3 dhe Grand Theft Auto V. Testimet u kryen në një sistem me proçesor Intel Core i7-5960x shoqëruar nga 16GB RAM.

Ka një frekuencë 1,206 Mhz me 4GB RAM GDDR5 dhe bandwidth 6.6 Gbps. RX 470 do të konsumojë vetëm 120vat.

amd-radeon-rx-470-performance-100674160-large (1)

Radeon RX 460

Anëtari tjetër i familjes Radeon RX është shumë më efikas ndaj energjisë sesa RX 470 duke konsumuar vetëm 75vat. Karta do të jetë funksionale vetëm përmes portës PCI-E pa qenë nevoja të shohen konektorë 6 ose 8 që do të thotë se AMD më në fund ka një rival të Nvidia GTX 750.

Sigurisht duke qenë se GTX 750 Ti performonte njëlloj me R7 260X, Radeon RX 460 performon 1.2 deri në 1.3 herë më mirë sesa ky i fundit. Sipas AMD-ës karta mund të luajë video lojërat OverWatch, League of Legends, CounterStrike Global Offensive, Dota 2, World of Warships, Team Fortress 2, Heoroes of Storm dhe Rocket League në rezolucion 1080p me 60 frekuenca në sekond.

amd-radeon-rx-470-performance-100674160-large

Ka vetëm 2GB RAM dhe memorje 128bit. AMD premton se karta grafike mund të ofrojë performancë solide për video lojërat bazike. (PCWorld Albanian)

Detajohen specifikat e kartave grafikave Radeon RX 470 dhe RX 460
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)