Detajohen Lumia 950, 950 XL dhe 550. Konfirmohet identifikimi e përmes syrit

Publikuar më: 27-09-2015

lumia-950xl-lumia-950-100617211-largeLumia 950, 950 XL dhe Lumia 550 kanë qenë objekt spekulimesh ditëve të fundit teksa po afrohet evenimenti i gjigandit të sistemit operativ Microsoft. Tani një imazh që duket të jetë realizuar gjatë prezantimit të smartfonëve ka vulosur edhe autenticitetin e spekulimeve.

Këto telefonë do të kenë një version të Windows Hello i aftë të identifikojë përdoruesin përmes iris të syrit. Krahas kësaj, këto smartfon mund të funksionojnë edhe si kompjutera falë veçorisë Continuum.

Ky prezantim nxjerr në pah specifikat e harduerit si mëposhtë:

Lumia 950

Ekran: 5.2 inç Quad HD
Proçesor: Qualcomm Snapdragon 808(6 bërthama)
Kamera: 20 Megapiksel e pasme me stabilizim optik dhe dritë të dyfishtë; 5 Megapiksel frontale.
Memorja: 3GB RAM, 32 GB e brendshme
Bateria: 3,000 mAh

Lumia 950XL

Ekran: 5.7 inç Quad HD
Proçesor: Qualcomm Snadragon 810 (8 bërthama)
Kamera: 20 Megapiksel e pasme me stabilizim optik dhe dritë të trefishtë; 5 Megapiksel frontale
Memorja: 3GB RAM, 32GB e brendshme
Bateria: 3300 mAh

Sipas prezantimit në fjalë këto dy telefonë do të kenë edhe portë USB-C dhe Bluetooth. Gjithashtu thuhet se që të dy telefonët do të funksionojnë me Surface Pen.

 

lumia-550-slide-100617213-large (1)Lumia 550

Ekran: 5 inç HD
Proçesor: Qualcomm Snadragon 1 Ghz (4 bërthama)
Kamera: 5 Megapiksel e pasme, 2 Megapiksel frontale.
Memorja: 1 GB RAM, 8 GB e brendshme
Bateria: 1905 mAh (PCWorld Albanian)

Detajohen Lumia 950, 950 XL dhe 550. Konfirmohet identifikimi e përmes syrit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)