Dështon përsëri privatizimi i Telekom Srbija

Publikuar më: 12-12-2015

Telekom-Srbija-e1438588601536Është e dyta herë që anullohet privatizimi i gjigandit të telekomunikacionit ballkanas, Telekom Srbija. Mediat lokale shkruanin se Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç i kishte vlerësuar ofertat si larg pritshmërive.

Pjesë e privatizimit të Telekom Srbija ishin gjashtë kompani të cilat synonin 58 % të aksioneve. Oferta më e lartë ishte ajo e fondit amerikan të cilit Vuçiç nuk i dha një emër. Mediat lokale thanë se ky fond ishte Apollo dhe jo Colbeck Capital siç raportonte Broadband News afro një muaj më parë. Ky fond ka ofruar 1.2 miliard Euro.

Por kjo nuk është hera e parë që dështon privatizimi i Telekom Srbija. Katër vite më parë Telekom Austria dështoi të blinte 51% të aksioneve për 1.1 miliard Euro.

Atë kohë qeveria serbe kërkonte 1.4 miliard Euro. Propozimi i privatizimit të Telekom Srbija nuk u mirëprit nga publiku e as punojësit e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Dështon përsëri privatizimi i Telekom Srbija
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)