Dështon blerja e Opera-s nga konsorciumi kinez, një marrëveshje e dytë hyn në fuqi

Publikuar më: 19-07-2016

Opera-Opera-Max-930x697Reuters – Ka dështuar marrëveshja me vlerë 1,24 miliard dollar për blerjen e kompanisë Norvegjeze të reklamimit dhe shfletuesit Opera nga një konsorcium kinez i përbërë prej disa firmash interneti.

Si rezultat, konsorciumi i përbërë nga dy kompani madhore kineze, Qihoo 360 Technology dhe Beijing Kunlun Tech Co, do të blejë vetëm disa pjesë të biznesit të Opera për 600 milion dollar bëri të ditur ky i fundit.

Kompania Norvegjeze nuk dha shpjegime se pse dështoi marrëveshja po vetëm bëri të ditur se nuk ishin arritur kushtet e duhura për finalizimin e saj. Kjo blerje kërkonte aprovimin e autoriteteve Kineze dhe atyre Amerikane ndërkaq marrëveshja akoma nuk kishte marrë dritën jeshile nga autoritetet rregullatore.

Rivlerësimi i marrëveshjes do të thotë se konsorciumi kinez blen biznesin e shfletuesit Opera në platformat desktop dhe mobile, atë të liçensimit të teknologjive dhe aksionet e kompanisë në firmën kineze nHorizon, bëri të ditur Opera.

Ajo që do të ngelet jashtë janë biznesi i reklamimit dhe marketingut si dhe aktiviteti televiziv. Finalizimi i marrëveshjes do të zërë vend gjatë tre mujorit të tretë të 2016-tës. (PCWorld Albanian)

Dështon blerja e Opera-s nga konsorciumi kinez, një marrëveshje e dytë hyn në fuqi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)