Dëshironi Windows 10-tën? Duhet të keni patjetër një llogari Microsoft

Publikuar më: 20-06-2015

windows-10-logo-2-100588484-large

Microsoft e kishte shprehur edhe më parë këtë qëndrim dhe tani po e zyrtarizon: Për të kalua rnë Windows 10, qoftë këto versione eksperimentale apo zyrtare duhet të keni një llogari të Microsoft.

Nëse jen pjesë e programit Windows Insider, me pak fjalën dëshironi të kaloni nga Windows 7 dhe Windows 8 për në Windows 10 duhet të keni një llogari Microsoft madje kjo arrin gjer në atë pikë saqë është i nevojshëm edhe për përdorimin e një kompjuteri Windows 10.

Shefi i programit Windows Insider e qartësoi këtë fakt në një postim në blog. Edhe testuesit e Windows 10-tës përmes programit në fjalë kanë nevojë për një llogari Microsoft nëse duan të kalojnë më versionin final të sistemit operativ. Më datë 29 Korrik, testuesve do tu shtrohen dy mundësi zgjidhjeje: Ose të vijojnë të testojnë versionet eksperimentale ose të kalojnë në versionin zyrtar të Windows 10-tës.

Gabriel Aul informoi përdoruesit edhe se shfletuesi Spartan do të marrë brendin zyrtar në Microsoft Edge duke filluar që nga ndërtimi i radhës. (PCWorld Albanian)

Dëshironi Windows 10-tën? Duhet të keni patjetër një llogari Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)