Harduer

Departamenti mobil i Lenovo do të shkrihet me kompaninë Motorola

Aug 28 2015
0 Shpërndarje
Departamenti mobil i Lenovo do të shkrihet me kompaninë Motorola

motorola-lenovo.jpg-w640

Lenovo do të shkrijë njësinë e saj mobile me kompaninë Motorola, të cilën kompania kineze e bleu vitin që kaloi nga Google kundrejt 2.91 miliard dollarëve. Sipas një raporti të publikuar nga uebfaqja kineze Xiaomi Today, departamenti mobil i Lenovo do të bëhet pjesë e Motorola dhe të dy markat do të operojnë si një entitet i vetëm në tregun e pajisjeve mobile.

Një ekzekutiv i Motorola e konfirmoi këtë lajm dhe shtoi se kjo kompani është duke u ristrukturuar në mënyrë që bashkëveprimi midis njësive të jetë sa më shumë fitimprurës. Në krye të organizatës së re tashmë të zgjeruar, do të jetë në krye presidenti i Motorola Rick Osterloh i cili do të raportojë tek CEO i Lenovo.

Sipas një deklarate të Lenovo India, kjo shkrirje do të bëhet me qëllimin e krijimit të një modeli biznesi më të shpejtë, e më fitimprurës. Lenovo do të vazhdojë të monitorojë këtë pjesë të biznesit, vetëm se tani do të mbështetet tek Motorola për dizenjimin, zhvillimin dhe prodhimin smartfonëve. Shpresojmë që Lenovo të ketë bërë zgjedhjen e duhur. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>