Departamenti amerikan i drejtësisë zbërthen iPhone e atentatorit të San Bernardino. Tërheq padinë ndaj Apple

Publikuar më: 29-03-2016

id-2968559-p1020162-100606044-largeDepartamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi ditën e hënë se ja ka arritur të zbërthejë iPhone e përdorur prej një nga atentarëve të San Bernardino duke tërhequr njëkohësisht padinë ndaj Apple. Kjo i jep fund betejës gjyqësore lidhur me enkriptimin mes Apple dhe FBI-së, një ngjarje kjo që bëri bujë gjatë muajit Mars.

Fundi i kësaj betejë gjyqësore përfaqëson një fitore për industrinë e teknologjisë dhe vetë Apple e cila haptazi kundërshtoi vendimin e gjykatës për ti ardhur në ndihmë FBI-së në zbërthmin e iPhone në fjalë.

“Që nga fillimi ne kemi kundërshtuar kërkesën e FBI-së që Apple ti ofrojë një derë të pasme(backdoor) në iPhone sepse ne besonim se diçka e tillë do të bëhej shkak për precedente akoma më të rrezikshme në të ardhmen,” shkruante Apple ditën e enjte.

Por lufta ndaj agjensive të zbatimit të ligjit të cilat kërkojnë akses mbi informacion të enkriptuar nuk përfundon këtu. Industria e teknologjisë e ka thënë fjalën e saj, se çdo ndihmë ofruar autoriteteve për të anashkaluar sigurinë e produkteve elektronike është e barazvlefshme me cënimin e sigurisë së të gjithë konsumatorëve.

Liderët e kësaj industrie si Google, Facebook dhe Microsoft kanë dalë qartazi në mbështetje të Apple madje edhe ligjërisht në betejën e fundit me FBI-në.

Por ajo që zgjon kuriozitetin e të gjithë ne është mënyra sesi departamenti i drejtësisë ka shtënë në duar informacionet e iPhone. Këtu është pikënisja e një sërë kontrakditash sepse nëse qeveria i tregon Apple detajet e dobësisë përdorur për të hakuar iPhone, kompania do e rregullonte menjëherë.

Por nëse qeveria nuk ofron informacion, Apple mund të ballafaqohet me një formë tjetër të perceptimit publik, atë të sigurisë që ofrojnë telefonët e saj. Vetë FBI në një qëndrim u shpreh se nuk do të komentojë lidhur me hapat teknik përdorur për tu qasur në të dhënat e iPhone. (PCWorld Albanian)

Departamenti amerikan i drejtësisë zbërthen iPhone e atentatorit të San Bernardino. Tërheq padinë ndaj Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)