Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të vijojë betejën ligjore me Apple me rastin e New York-ut

Publikuar më: 10-04-2016

Apple-Logo-930x619Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur ditën e Premte se do të vijojë betejën ligjore ndaj Apple në një çështje tjetër tashmë shkruan agjensia e lajmeve Reuters. Bëhet fjalë zbërthimin e një iPhone përdorur nga një organizatë kriminale në New York duke lënë kështu të hapur debatin lidhur me enkriptimin dhe sigurinë.

Vetëm dy javë më parë, Byroja Federale e Hetimit i dha fund betejës ligjore me Apple pasi kishte arritur të zbërthente iPhone 5C të atentatorit të San Bernardinos. Disa analistë besuan se instancat e larta shtetërore do të tërhiqeshin edhe nga rasti i New York-ut duke qenë se fajtor ishte kapur. Por në një dokument federal, departamenti i drejtësisë i shkruante gjykatës federale se Apple duhet të asistojë në shtënien në duar të të dhënave të një tjetër iPhone.

Një zëdhënës i Apple u shpreh se kompania ndihej e zhgënjyer por jo e habitur për faktin se shteti do të vijonte betejën ligjore tani në një front tjetër.

Apple, me mbështetjen e fuqishme të industrisë së teknologjisë, beson se ofrimi i një mënyre për të hakuar iPhone eventualisht do të hapte dyert edhe për hakerat dhe agjensitë e huaja të spiunazhit duke vendosur në rrezik sigurinë e të gjithëve. Kompania ka shprehur vullnetin për të dërguar çështjen në Gjykatën Supreme.

Dy telefonët të cilët aktualisht janë në qendër të vëmedjes kanë funksione të ndryshme sigurie për shkak të versionit të sistemit operativ. Vetë shefi i FBI-së deklaroi pak ditë më parë se mënyra e përdorur për të hakuar iPhone 5C nuk funksionon në modelet më të fundit të iPhone. (PCWorld Albanian)

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të vijojë betejën ligjore me Apple me rastin e New York-ut
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)