Demontimi i iPhone 6S nxjerr në pah një bateri më të vogël dhe sensorët e prekjes 3D

Publikuar më: 26-09-2015

ifixit-iphone-6s-100617153-largeEkipi iFixit mezi ka pritur që kishte në duar një iPhone 6S dhe 6S Plus e gjëja e parë që bënë me to ishte: demontimi.

Nga kjo zbuluam ato që thuheshin: iPhone 6S ka bateri më të vogël, 2GB RAM dhe falë prekjes 3D edhe një ekran më të rëndë. Por është interesante të shohim sesa sa kujdes i ka kushtuar Apple ndërtimit të këtij smartfoni.

Çfarë gjendet në brendësi?

Bateria e iPhone 6S zotëron një kapacitet prej 1715 mAh, më pak se kapaciteti i baterisë së modelit të vitit të shkuar prej 1810 mAh. Kapaciteti i baterisë është zvogëluar për të krijuar më shumë hapësirë për sensorët e prekjes 3D që gjenden nën ekran. Gjithësesi, Apple thotë se kjo bateri mund ti rezistojë telefonatave mbi rrjetin 3G për 14 orë.

iphone-6s-battery-primary-100613585-large

iFixit hodhi një sy edhe kamerës 12 Megapiksel. Kemi të bëjmë me një përmirësim të madh krahasuar me modelet e shkuara ku që nga iPhone 4S, smartfonët e Apple kishin një kamër me sensor jo më të madh se 8 Megapiksel. Kamera e iPhone 6 Plus është pak më e madhe se ajo që gjendet tek 6S kjo për faktin se përmban harduer për stabilizimin optik të imazheve.

Sa lehtësisht mund të riparohet?

iPhone 6S dhe 6S Plus shënuar 7 nga 10 pikë në shkallën e riparimit përcaktuar nga iFixit. Kjo do të thotë se lehtësisht mund të riparoni ekranin, apo të ndërroni baterinë. (PCWorld Albanian)

Demontimi i iPhone 6S nxjerr në pah një bateri më të vogël dhe sensorët e prekjes 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)