Dell XPS 12 është një produkt 2n1 tradicional larg stilit të Surface

Publikuar më: 08-10-2015

xs12_9250_lnb_050070rf115_bk-100620652-largeProdukti i ri 990 dollarësh XPS 12 ndërtuar nga Dell nuk është pjesë e paradës së kloneve Surface. E gjitha ajo që ofron është thjeshtë një produkt 2n1 tradicional.

Vjen me një ekran 12.5 inç IPS me rezolucione që variojnë nga 1920x1080p deri në UltraHD 4K në varësi të preferencave. Paneli 4K është i mrekullueshëm me dendësi pikselash prej 352 për çdo inç. Ekrani përmban 10 pika prekjeje.

Po kaq impresionues janë edhe komponentët e brendshëm. Proçesori Intel Core M5-6Y54 i përket familjes Skylake dhe shoqërohet nga 8GB LPDDR3 RAM. Hapësira e brendshme garantohet nga një disk solid SSD i disponueshëm në dy variante 128GB dhe 256GB.xs12_9250_lnb_00045rf115_bk_mobility-100620651-largeTastiera nuk përmban asnjë portë dhe as bateri. Secili prej jush gjer tani ka menduar se është laptop por kemi të bëjmë me një tablet. Një tablet i cili është i aftë të luajë edhe rolin e një laptopi për nga fuqia kompjuterike.

Tableti ka trashësi vetëm 8.7 mm. Është 29.1 cm i gjatë dhe 19.3 cm i gjërë. I vetëm peshon 793 gram ndërsa së bashku shkon në 1.27 kg. Imazhet që kemi paraqitur e bëjnë të duket si një tablet i vërtetë Surface.

XPS 12 ofron mbështetje të plotë për portat Thunderbolt 3.0. Kjo do të thotë se një çift portash USB-C janë në gjëndje të ofrojnë deri në 10 Gbps shpejtësi transferimi. Prezent është edhe një portë ekrani.

Tableti del në shitje në muajin Nëntor për 990 dollar. (PCWorld Albanian)

Dell XPS 12 është një produkt 2n1 tradicional larg stilit të Surface
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)