Dell sjell sistemin operativ Windows në kompjuterat Chromebook

Publikuar më: 06-05-2015

google_chromebook_pixel_2015_3qtr_front-100572824-large

Dell është duke punuar për të reduktuar varësinë që biznesi ka ndaj përdorimit të sistemit operativ Windows me anë të një aplikimi të ri manaxhimi i cili do të ofrojë një version virtual të desktop-it Windows dhe në Chromebook. Kjo do të realizohet përmes Dell Appliance for Wyse vWorkspace, një produkt i cili përdor teknologjinë e virtualizimit për të sjellë sistemin operativ Windows në kompjuterat Chromebook si dhe në pajisje të tjera. Edhe pse jo në versionin origjinal, Windows OS do të jetë plotësisht funksional.

Si pjesë e programit Chrome for Work, Google është përpjekur vazhdimisht të bëjë pjesë të bizneseve laptopët Chromebook, si një alternativë ndaj kompjuterave Windows. Google ka arritur deri aty sa ka deklaruar se Chromebook-ët janë e ardhmja e informatikës cloud sepse janë ndërtuar për të kryer detyra komplekse në ueb. Dell e mbështeti këtë deklaratë në një farë mënyre kur bleu Wyse dhe teknologjinë e saj të virtualizimit në vitin 2012, në një kohë kur tregu i kompjuterave ishte në një situatë aspak të mirë.

Dhe në ditët e sotme, biznesi i kompjuterave i Dell bazohet në laptopët dhe desktop-ët Windows, por kompania e ka zgjeruar portofolin e saj të kompjuterave të. Dell gjithashtu shet dhe një pajisje me përmasat e një gishti të quajtur ‘Cloud Connect’ e cila ka aftësinë të shëndrrojë një port HDMI në një kompjuter Android. Pavarësisht dëshirës për tu larguar nga Windows, Dell e kupton më së miri se Windows mbizotëron në këtë treg. Prandaj Dell ka vendosur të sjellë një risi duke ofruar Windows-in edhe në Chromebook, një pajisje që njihet ndryshe si desktop Chrome.

Teknologjia lejon përdoruesit të përdorin aplikacionet Windows përmes shfletuesit HTML5 të Chromebook. Ky aplikim inovator u prezantua në konferencën Ignite të Microsoft në Cikago. Produkti ka në shënjestër bizneset e vogla dhe është ndërtuar bazuar në serverat PowerEdge R730 dhe T630 të kompanisë. (PC World Albanian)

Dell sjell sistemin operativ Windows në kompjuterat Chromebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)