Dell prezantoi 2n1 Latitude 12 7000 dhe një laptop për bizneset Latitude 13 7000

Publikuar më: 07-01-2016

Latitude-12-7000-2-in-1-7275-_ces_snow-930x698E marta kishte rezervuar supriza ku Dell zgjodhi momentin për të prezantuar 2 produkte për bizneset: Latitude 12 7000 dhe Latitude 13 7000. Bëhet fjalë për një hibrid 2n1 dhe një laptop të fuqishëm respektivisht.

Dell Latitude 13 7000 veshur në fibra karboni përmban teknologjitë më të fundit të identikimit dhe konektivitetit si porta USB-C, porta Thunderbolt 3 dhe skaner të shenjave të gishtërinjve shoqëruar nga një skaner RFID.

Në brendësi të laptopit gjendet një proçesor i gjeneratës së gjashtë Intel Core M shoqëruar nga një disk solid me kapacitet deri në 512 GB në bazë të preferencave të konsumatorit. Ekrani vjen në dy variante: Full HD 1080p me ndriçim 400 nit dhe Quad HD 3200p me ndriçim 350 nit. Bateria e laptopi është funksionale për 10 orë. Latitude 13 7000 peshon vetëm 1.1 kg.

Latitude-13-7000-Series_ces_snowProdukti i dytë, Latitude 12 7000 bën pjesë në kategorinë e 2n1 ngjashëm me Surface Pro 4 dhe HP Elite x2 1012. Hibridi përmban një çift kamerash 5 megapiksel frontale dhe 8 megapiksel e pasme. Një proçesor i gjeneratës së gjashtë të Intel Core M shoqëruar nga 8 GB RAM do të ofrojnë përformancë të mjaftueshme për një përdorues normal. Është vendosur edhe një limit në kapacitetin e SSD-së deri në 512 GB. Sa i përket ekranit, edhe ky model bart dy variante: një Full HD dhe një Ultra-HD.

Konektiviteti është pika më e fortë e këtij hibridi. Përveç portave USB-C dhe Thunderbolt 3, Latitude 12 7000 mund të paiset me modem LTE ose HSPA+. Hibridi llogarit një peshë mesatare prej 1.4 kg.

E fundit, kostoja! Latitude 12 7000 ka një kosto fillestare 1, 079 dollar dhe del në shitje në ditët e para të Shkurtit. Ndërkaq, Latitude 13 7000 starton nga 1,199 dollar dhe mbërrin në treg jo përpara muajit Mars. (PCWorld Albanian)

Dell prezantoi 2n1 Latitude 12 7000 dhe një laptop për bizneset Latitude 13 7000
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)