Dell përditëson linjën e laptopëve XPS 13 me procesorët Kaby Lake

Publikuar më: 15-09-2016

dell-xps_13_rose_composite_3Epoka e Kaby Lake ka mbërritur. Dell lançoi modelet e reja të laptopëve XPS 13 me procesorët e rinj të Intel, Kaby Lake, dhe do të jenë në shitje nga data 4 Tetor për 1,499 dollar. Dhe supriza: një model do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të artë rozë.

Si një konkurrent i drejtpërdrejt i Apple MacBook, XPS 13 e re peshon 1.2 kilogram dhe ka një trashësi prej 1.4 cm. Me ekranin e mrekullueshëm Quad HD+ me rezolucion 3200 x 1800 piksel, Dell ka gjetur një mënyrë për të përmirësuar saktësinë e ngjyrave.

Laptopi mund të konfigurohet me procesorët Core i3-7100U, Core i5-7200U dhe Core i7-7500U me një përzgjedhje RAM-i prej 4,8 ose 16GB. Memorja e brendshme fillon me një SSD 128GB SATA deri në 1TB PCI-e. Natyrisht që një laptop kaq i hollë nuk mund të ketë një kartë grafike diskrete dhe Intel HD 620 do të përpiqet të bëjë më të mirën.

Dell ka bërë një punë të mirë në ruajtjen e cilësive më të dashura prë XPS-në duke shtuar njëkohësisht harduer të fuqishëm. (PCWorld Albanian)

Dell përditëson linjën e laptopëve XPS 13 me procesorët Kaby Lake
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)