Dell nxjerr në shitje dy laptopë Ubuntu me kosto të ulët. Rivalizon Chromebook-ët

Publikuar më: 07-06-2015

dell-inspiron-14-3000-ubuntu-primary-100589215-largeMuajt e fundit prodhuesi amerikan i kompjuterave, Dell, ka punuar për të zgjeruar linjën e saj të laptopëve Linux duke ofruar konkurrentë të MacBook Pro me sistem operativ Ubuntu si modeli XPS 13.

Por këto laptopë kishin një kosto goxha të lartë. Dhe nëse po kërkoni diçka më të lirë, Dell sapo ka nxjerrë në shitje disa laptopë me kosto të ulët me sistem operativ Ubuntu për të konkurruar me laptopë të tjetër Windows apo ChromeBook.

Inspiron 14 3000

Laptopi Inspiron 14 3000 edicioni Ubuntu ka një ekran 14 inç me rezolucion 1366×768, hardisk me kapacitet 500 GB me 5400 rrotullime në minutë dhe grafika Intel HD.

Çmimi fillestar është 219 dollar për një model me proçesor dy bërthamësh Intel Celeron N2840 dhe 2GB RAM. Ndërsa për 279 dollar përfitoni një model me proçesor katër bërthamësh Pentium N3540 dhe 4 GB RAM.

Komponentë të tjerë kyç janë: kamër 720p, mikrofon të integruar, 802.11b/g/n Wi-Fi, Bluethoot, tastierë të plotë, touchpad multifunksional, portë microSD, portë USB 2.0 dhe 3.0 si dhe portë HDMI. Laptopi ka një peshë prej 1.7 Kg.

Inspiron 15 3000

Ky laptop është më i madh në përmasa duke ofruar një ekran 15.6 inç por që rezolucioni ngelet i njëjti: 1366×768 piksel. Ky model standart ka 4 GB RAM, hardisk 500 GB 5400rpm dhe grafika Intel HD. Për 249 dollar përfitoni modelin me proçesor dy bërthamësh Intel Celeron 2840 ndërsa për 279 dollar modelin me proçesor katër bërthamësh Intel Pentium N3540.

Falë madhësisë, laptopi në fjalë ka edhe peshë më të madhe prej 2.1 Kg. Mbase nuk është aq i shpejtë dhe profesional sa laptopët e shtrenjtë Ubuntu, por quajeni një sacrifice për çmimin që ka. (PCWorld Albanian)

Dell nxjerr në shitje dy laptopë Ubuntu me kosto të ulët. Rivalizon Chromebook-ët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)