Debuton shfletuesi Adblock Plus në iOS dhe Android

Publikuar më: 08-09-2015

adblock-browser-100613064-large

Adblock Plus po sjell ambicjet e saj për zhdukjen e reklamave edhe në paisjet mobile. Kompania pas shtojcës tani zotëron një shfletues të ri për iOS dhe Android i cili bllokon çdo reklamë që shfaqet online.

Adblock me të vërtetë mund të pretendojë për shfletuesin e parë në botë me këtë funksion, por edhe iOS 9 përmban një funksion të ngjashëm. Ky funksion ka potencialin për të përshpejtuar shfletimin dhe përbën një shqetësim për bizneset që fitimin e bazojnë në reklama.

Aplikacionin mund ta shkarkoni që tani nga Google Play dhe App store. Versioni Android ka qenë i disponueshëm për një kohë të gjatë në fazën beta.

Kohët e fundit ka pasur goxha shqetsim në mesin e publikuesve, uebfaqet e të cilëve gjenerojnë të ardhura përmes reklamimit. Ndërsa këto reklama janë acaruese, mund të jenë e vetmja mënyrë sesi uebfaqet bëjnë para. (PCWorld Albanian)

Debuton shfletuesi Adblock Plus në iOS dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)