Debuton menaxheri i fjalëkalimeve Enpass Portable

Publikuar më: 15-10-2016

enpass-portableEnpass Portable është versioni i parë portativ, që mund të funksionojë pa pasur nevojë të instalohet, i menaxherit të njohur të fjalëkalimeve. Enpass është një menaxher fjalëkalimesh që kombinon funksionalitetet që ofrojnë menaxherët e fjalëkalimeve online dhe offline. Kjo do të thotë se nuk kërkohet të krijohet një llogari, nuk ka abonime, dhe të gjithë të dhënat janë të ruajtura lokalisht në pajisje.

Një paralajmërim është se Enpass Mobile nuk është falas por i gatshëm për $9.99.Megjithatë versioni desktop i Enpass nuk është i limituar dhe mund të përdoret pa ndalesa.

Enpass Portable

Versioni portativ i Enpass ofron të njëjtin funksionalitete që ofron versioni në desktop. Enpass Portable nuk ka nevojë që të instalohet. Nëse ju punoni në pajisje Windows apo Mac, ju thjesht mund të shkarkoni versionin e fundit nga uebsajti i Enpass – i lidhur këtu – dhe mund të vazhdoni të përdorni atë version. Shpërndarja përfshin të dy, Mac dhe Windows,  në një paketë. Përdoruesit Linux mund të kontrollojnë këtu për të shkarkuar versionin në pajisjet e tyre.

Kur ju filloni Enpass Portable për herë të parë, juve ju kërkohet që të zgjidhni një vend për të dhënat. Zgjidhni një vend në pajisje për ruajtur aty të dhënat. Ju lutem kini kujdes se juve ju duhet të zgjidhni një vend të ri edhe nëse keni një backup, tashmë, të Enpass. Ju mund të importoni këtë backup më pas, për të marrë përsëri hyrje në të dhënat.

Më pas juve do ju kërkohet që të vendosni një fjalëkalim kryesorë për të dhënat. Sapo kjo të kryhet, ju mund të filloni të përdorni menaxherin e fjalëkalimeve. Nëse tashmë keni një backup Enpass, zgjidhni File pastaj Restore për të importuar të dhënat.

Ju mund gjithashtu të importoni të dhëna nga menaxherët e tjerë të fjalëkalimeve  — 1Password, Dashlane, KeePass, dhe të tjerë —  nëse keni bërë vendim që të ndryshoni në Enpass.

Ju mund ta përdorni versionin portativ në një USB ose në një pajisje tjetër që ruan të dhëna. Kjo mund të jetë e dobishme nëse keni nevojë për hyrje në menaxherin e fjalëkalimeve në të gjithë pajisje ose ta përdorni pa lënë gjurmë të tij në këto pajisje. (PCWorld Albanian)

Debuton menaxheri i fjalëkalimeve Enpass Portable
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)