Debuton Family Library, 6 anëtarë mund të ndajnë blerjet në Play Store

Publikuar më: 28-07-2016

GoogleFamily-LibraryAshtu siç ju kishim lajmëruar më parë, kjo verë do të sillte një funksion mjaft të rëndësishëm dhe të dobishëm njëkohësisht i cili bën të mundur ndarjen e aplikacioneve të blera mes gjashtë anëtarësh nga Google Play Store. Krahas aplikacioneve përfshihen filmat, shfaqjet televizive, librat dhe lojërat.

Një shërbim i ngjashëm ofrohet në Google Play Music, ku gjashtë persona mund të qasen në muzikë të ndryshme vetëm për 14,99 dollar në muaj. Menaxheri i produktit të Google Play ofroi disa informacione shtesë për Family Library duke thënë: “Me këtë risi ju mund të përcaktoni se cilat aplikacione do ti ndani me 5 anëtarët e tjerë dhe cilat doni të mbani vetëm për vehte.”

Aplikacionet dhe lojërat e blera pas datës 7 Shkurt të këtij viti do të jenë pjesë e kësaj fushate megjithëse zhvilluesit duhet fillimisht ta miratojnë Family Library për aplikaiconet e tyre. Filma, shfaqjet televizive dhe librat gjithashtu mund të shpërndahen me paisjet iOS si iPhone dhe iPad por edhe kompjuterat Chromebook përmes shfletuesit.

Google nuk është kompania e parë që implementon një funksionalitet të tillë në dyqanin e aplikacioneve. Apple e ofron diçka të ngjashme për iTunes dhe App Store që nga 2014-ta me iOS çka lejonte që 5 persona të shfrytëzonin një metodë pagese dhe një librari përmbajtjesh ku përfshihen aplikacionet, muzikët, filmat dhe shfaqjet televizive.

Family Library do të jetë fillimisht i disponueshëm në Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Japoni, Meksikë, Zelandë të Re, Britani dhe SHBA që nga dita e sotme. (PCWorld Albanian)

Debuton Family Library, 6 anëtarë mund të ndajnë blerjet në Play Store
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)