Debuton aplikacioni VLC Media Player për Windows 10

Publikuar më: 30-06-2016

cxlcaokficuzpatd2yduÇfarë do të thotë të mos dashurosh VLC Media Player? Është falas, i shpejtë, intuitiv dhe pothuajse luan çdo format që mund të njihni apo keni dëgjuar. Së fundi një beta e shumë pritur e softuerit për Windows 10-tës është e disponueshme.

Për më tepër ky version i ri i aplikacionit funksionon me komandat e asistentit dixhital Cortana si dhe mbështet teknologjinë Continuum. Versioni final do të jetë i disponueshëm edhe në Xbox One e HoloLens por nuk ka një datë fikse të debutimit.

VLC ka punuar vazhdimisht për të sjellur aplikacionet e saj në platformat madhore përfshi Apple TC dhe Chromecast. Versioni beta i aplikacionit për Windows 10 mund të shkarkohet në këtë lidhje. Mos harroni të raportoni për ndonjë gabim që mund të ballafaqoheni. (PCWorld Albanian)

Debuton aplikacioni VLC Media Player për Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)