Debutojnë uebfaqja dhe aplikacioni YouTube Gaming

Publikuar më: 26-08-2015

youtube_gaming-100590706-largeYouTube ka lajmëruar se pasditen e kësaj të mërkurë do të debutojë me uebfaqen e saj të re të dedikuar lojrave, YouTube Gaming. Në fakt bëhet fjalë për një uebfaqe dhe një aplikacion të fokusuar ekskluzivisht në përmbajtjen e lojrave, kryesisht në transmetimet live të tyre. Gjigandi i shpërndarjes së videove është shprehur për prestigjozen BBC se ka si qëllim të shënjestrojë një segment të caktuar të lojtarëve. Me debutimin e këtij shërbimi të ri, YouTube është duke konkuruar drejtpërdrejt me platformën Twitch dhe Daily Motion.

Mund të themi se video lojrat janë një burim goxha i rëndësishëm vizitorësh për YouTube. Sipas kompanisë përdoruesit shpenzojnë miliarda orë duke parë video në këtë rrjet çdo muaj. Duke qënë se interesi i vizitorëve për video lojrat është kaq i madh, atëherë YouTube vendosi të krijonte një ‘one-stop-shop’ të dedikuar për ata. Në këtë mënyrë të apasionuarit pas lojrave do të gjejnë gjithçka që u intereson në një uebfaqe dhe aplikacion.

Konkurrenca

Vitet e fundit YouTube është përballur me konkurencë të fortë sidomos nga platforma e zotëruar nga Amazon, Twitch. Mijëra përdorues vizitojnë Twitch çdo ditë ku shohin të tjerët duke luajtur në transmetim direkt. YouTube ka deklaruar se ka ridizenjuar funksionin e transmetimit live në aplikacion dhe se gjithçka do të jetë e përshtatur me rregullat e të drejtës së autorit.

Suksesi

Sipas Mr Wyatt të YouTube, çelësi i suksesit do të jetë lehtësia për të zbuluar përmbajtje të reja ndërkohë që në YouTube asgjë nuk ka për të ndryshuar. Në sajë të kësaj platforme live të gjithë do të përfitojnë. YouTube Gaming nuk është produkti i parë i këtij lloji që YouTube ka ndërtuar. Online është përfolur shumë dhe shërbimi muzikor Music Key, ndërkohë që kompania ka lançuar dhe një aplikacion të dedikuar për fëmijët të YouTube në Shtetet e Bashkuara. Të shohim se si do të mirpriten në publik këto produkte të reja dhe mbi të gjitha se si do të ndikojnë në konkurencën e tregut. (PC World Albanian)

Debutojnë uebfaqja dhe aplikacioni YouTube Gaming
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)