Debutojnë në IFA Chromebook me kosto të ulët: Lenovo Chromebook 100S dhe Acer Chromebook R11

Publikuar më: 03-09-2015

acer_chromebook-r11_white-100612186-largeDy laptopë të rinj Chromebook shkatërruan festën e kompjuerave Windows në evenimentin IFA në Berlin. Lenovo Chromebook 100S është i pari i kompanisë i cili kushton 179 dollar. Krahas Lenovos, edhe Acer prezantoi një laptop të ri të kësaj kategorie, modelin Chromebook R11.

Acer Chromebook R11

ChromeBook R11 do të jetë i disponueshëm në dy variante: 11 inç dhe 15 inç dhe objektivi i tyre janë institucionet e edukimit por nuk përjashtohen as përdoruesit e zakonshëm. Modeli 11 inç me kod CB5-132T është ndërtuar për konsumatorët e zakonshëm. Modeli C738T është një version për bizneset,  kushton 299 dollar dhe është i disponueshëm në ngjyrë të zezë.

acer_chromebook-r11_white_360-100612188-largeEkrani 11 inç është me prekje dhe ka rezolucion 1366 x 768 piksel. Intel Celeron N3050 ose N3150 janë proçesorët që do të fuqizojnë këtë laptop. Krahas këtyre proçesorëve do të qëndrojnë 4GB RAM dhe 16 ose 32 GB memorje e brendshme.

Lenovo Chromebook 100S

Nuk është hera e parë që Lenovo ndërton një laptop të kësaj kategorie por zakonisht kanë rezultuar me kosto të lartë si modeli N20p. Chromebook 100S është laptopi i parë me sistem operativ Chrome OS i kompanisë që kushton shumë pak para.

lenovo_ideapad_-100s_1-100612187-largePor duke pasur parasysh këtë çmim mos prisni shumë. Bateria e tij qëndron 8 orë në gjëndje pune. Ka një proçesor Intel Celeron N2840, 4GB RAM, dhe deri në 32GB memorje të brendshme. Ekrani ka rezolucion 1366 x 768 piksel. (PCWorld Albanian)

Debutojnë në IFA Chromebook me kosto të ulët: Lenovo Chromebook 100S dhe Acer Chromebook R11
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)