Debutimi i OnePlus 2 është vendosur në datë 27 Korrik

Publikuar më: 28-06-2015

oneplus-two-100593708-largeOnePlus 2 po vjen më 27 Korrik. Kompania së bashku me debutimin e smartfonit do të sjellë edhe realitetin e saj virtual.

Mendohet se ky smartfon do të ketë proçesorin Snapdragon 810, i cili është modifikuar për të shmangur mbi nxehjen që ishte raportuar më parë në telefonët HTC One M9. Dhe ishte kjo arsyeja pse Samsung vendosi që të implementonte proçesorët e saj Exynos në Galaxy S6 dhe S6 Edge.

Një tjetër risi e këtij smartfoni do të jetë edhe një portë USB Type-C, një teknologji të cilën e kemi parë të implementohet tek Macbook e Apple. Kjo teknologji zëvendëson të gjitha kabllot në një të vetëm i aftë të kryejë disa funksione.

Pse kjo ka rëndësi? OnePlus One ishte një telefon kompakt, veçanërisht duke pasur parasysh çmimin. Por nga ana tjetër kishte sistemin e saj të blerjes përmes ftesave, e cila ishte mjaft acaruse. Që OnePlus 2 të fitojë terren ndaj konkurrentëve, kompania duhet të tregojë dhëmbët e saj sidomos në marketing. Përdoruesit duan besim dhe një kompani me reputacion që të pëlqejnë produktet e tyre. (PCWorld Albanian)

Debutimi i OnePlus 2 është vendosur në datë 27 Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)