DayDream VR, realiteti virtual i Google kushton vetëm 79 dollar

Publikuar më: 05-10-2016

screenshot-327-1-980x541Dita e djeshme ishte një shfaqje e vërtetë e ekstravagancës së produkteve të Google dhe më i fundit i prezantuar ishte paisja e realitetit virtual DayDream. Paisja del në shitje në Nëntor dhe kushton 79 dollar.

Ashtu siç Google Cardboard dhe Gear VR, DayDream View është i padobishëm pa një telefon inteligjent. Janë ekrani i një telefoni inteligjent dhe hardueri kompjuterik i cili bën të mundur eksperiencën e realitetit virtual.

Por ndryshe nga Gear VR, Daydream View është pothuajse një paisje “boshe.” Ajo që duam të themi është se DayDream funksionon ndryshe nga Gear VR. Ndërsa ky i fundit shfrytëzon disa sensor dhe butonë specifikë të telefonit, Google beson se janë sensorët që duhet të kryejnë punën për paisjen.

Duke shfrytëzuar telefonin për të prodhuar fuqi kompjuterike për paisjen e realitetit virtual do të thotë se eksperienca do të jetë më e mirë në çmim të ulët. Daydream View dhe kontrollerët kushtojnë vetëm 79 dollar.

Mbeten për tu specifikuar telefonët të cilët do të jenë kompatibël me paisjen dhe jemi të bindur se Pixel dhe Pixel XL janë ndër të parët. Së bashku me DayDream View, Google po lançon edhe një version VR të Google Play Store. Kompania tha se mbi 50 partnerë pritet të lançojnë aplikacionet e tyre për DayDream. (PCWorld Albanian)

DayDream VR, realiteti virtual i Google kushton vetëm 79 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)