Datat 15-16 Mars e dërgojnë në 12 numrin e takimeve të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards

Publikuar më: 16-03-2016

11696540_580330995456764_7448417562724102728_oKanë ngelur vetëm dy javë nga mbyllja e aplikimeve të Albanian ICT Awards dhe dita e Marte dhe e Mërkure surprizuan me plot pesë takime në Tiranë dhe Prishtinë. Plot 12 takime kanë arritur të zgjojnë pasionin e atyre që i japin jetë komunitetit shqiptar të teknologjisë së informacionit.

15 Marsi me mikëpritjen e Prof. Kozeta Sevrani dhe Prof. Ilia Ninka solli për studentët e Informatikës dhe Informatikës Ekonomike vizionin e garës më të madhe mbarëkombëtare në sektorin ICT në Shqipëri.

10286777_580310058792191_8588079969002454883_o

Më pas, një nga sponsorët tradicional të kësaj nisme, Universiteti i New York në Tiranë çeli dyert për organizatorët e Albanian ICT Awards. Studentët e degës së Shkencave Kompjuterike u njohën më nga afër me detajet e edicionit të katërt të kësaj gare të sukseshme.

Suprizat nuk i munguan as ditës së sotme dhe ndalesa e radhës ishin dy destinacione të reja: Universiteti Epoka në Tiranë dhe Universiteti Amerikan i Kosovës në Prishtinë.

12244785_579860775503786_3439932829515529003_oI pari përcolli një entuziasëm të pashoq kjo falë mikëpritjes së ngrohtë të profesorëve Elton Domnori, Ingli Hakrama dhe Ilir Çapuni dhe përgatitjes për pjesëmarrje në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës që do të mbahet në Rusi.

I dyti përcolli vizionin e femrës në TIK falë pjesëmarrjes së projektit FIT (Femra në IT) ku qendër e diskutimeve ishte pozicionimi i kësaj gjinie në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.

1465975_579839635505900_7910725632526477790_oEdhe pse fazës së takimeve po i vjen fundi, edicioni i katërt i Albanian ICT Awards ka shumë për të thënë. Ditën e nesërme për herë të parë që nga themelimi i kësaj nisme do të jemi në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër pranë Shkollës Austriake në ora 13:30.

Ne u ftojmë që të bashkoni përpjekjet tuaja me Albanian ICT Awards në një rrugëtim plot pasion e vizion. Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni uebfaqen e Ictawards.org. Mos harroni për të rejat më të fundit na gjeni edhe në rrjetet të Facebook, Twitter dhe Linkedin. (ICTSmedia)

703771_579838622172668_2958775910365734925_o

Datat 15-16 Mars e dërgojnë në 12 numrin e takimeve të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)