Datat 10-17 Maj sjellin aktivitetin më të rëndësishëm të sektorit ICT në Shqipëri, Javën e Inovacionit

Publikuar më: 08-05-2015

java-e-inovacionit

Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito për të dytin vit radhazi ka organizuar Javën e Inovacionit e cila do të zhvillohet në harkun kohor 10-17 maj 2015. Objektivi i kësaj jave është promovimi i inovacionit në të gjithë sektorët e shoqërisë, ndërsa tema e Javës së Inovacionit 2015 është “Inovacioni në Shërbimet Publike”.

Çdo ditë e Javës së Inovacionit, do të ketë një tematikë të caktuar:

–  Inovacioni në ofrimin e shërbimeve publike,

–  Inovacioni në komunikimet elektronike,

–  Inovacioni në sektorin bankar,

–  Inovacioni dhe të rinjtë

–  Smart Cities etj.

Aktivitetet gjatë secilës ditë janë organizuar në bashkëpunim me Ministritë e linjës dhe grupet e interesit për çdo sektor. Ndër aktivitetet kryesore të kësaj jave mund të veçohen: Panairi i teknologjisë me pjesëmarrës edhe nga rajoni, TEDX me të ftuarin kryesor Roberto Saviano, Konferenca Rajonale e të rinjve më aktivë në TIK (komuniteti Open-Space) etj.

Nëpërmjet Javës së Inovacionit synohet:

–  Qytetarët të informohen mbi mbi shërbimet publike të dixhitalizuara dhe risitë në sektorë të ndryshëm.

–  Sektori privat të ketë mundësinë të prezantojë, por edhe informohet mbi produktet dhe shërbimet inovative që ofrohen. Kështu do të nxitet bashkëpunimin dhe frymën innovatore.

–  Të rinjve do t’u krijohen hapësira për promovimin e nismave inkurajuese, duke i nxitur në ideimin e projekteve innovative nëpërmjet konkurseve, aktviteteve të dedikuara dhe forumeve specifike

–  Bota akademike do të përcjellë këndvështrimet e saj mbi zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.

KALENDARI

E DIELË 10.05.2015

1) OSCAL – Komuniteti aktiv i të rinjve në ICT në Shqipëri

OSCAL është konferenca e parë ndërkombëtare organizuar në Shqipëri për të promovuar lirinë software, software me kod burim të hapur (open source). Kjo iniciative ka nisur 25 vjet më pare

2) Ted-ex. Organizimi i një aktiviteti në formatin Tedex, kushtuar konceptit të inovacionit tek të rinjtë dhe nismat rinore.

E HENE 11.05.2015

Hapja e Panairit “Hight tech show”, panairi i parë kushtuar tërësisht risive teknologjike në fusha të ndryshme. Ky panair do të zjasë 3 ditë dhe brenda tij do të ketë aktivitete të ndryshme. Për herë të parë do të ketë një stendë të dedikuar për shërbimet publike. Pritet prezenca e kompanive prestigjoze si Google. Ky panair do të shënojë hapjen e javës së Inovacionit me prezencën e Kryeministrit, Ministres së Inovacionit dhe Ministrave të cilët do të prezantojnë shërbimet e tyre inovative në këtë panair.

E MARTE 12.05.2016

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me INFOCOM, do organizojnë edicionin e gjashtë të Konferencës InfoCom Albania- Telecom Forum “Time for business”. Aktiviteti është konceptuar në seksione të ndryshme të cilat do trajtojnë tema si: “It’s all about connectivity”, “In cloud we trust”, “Leaders’ summit”.

Pritet prezenca e CEO-VE të kompanive të rëndësishme si: TELCO SOFTWARE, HUWEI, NOKIA, ADTRAN, AMC, VODAFONE, MICROSOFT, INFOSOFT, ERICSSON, NEPTUN etj.

E MERKURE 13.05.2015

MSHIAP në bashkëpunim me AMC dhe Deutche Telecom organizojnë aktivitetin “Challenging Europe the Internet of Things”. Ky aktivitet është konceptuar në formën e një konkursi, i cili do të hapet paraprakisht për të gjithë individët dhe kompanitë e interesuara. Objektivi është përzgjedhja e ideve dhe projekteve me inovatorë, të cilët jo vetëm do të inkurajohen me çmim por do të vazhdojnë garën në rang Evropian.

E ENJTE 14.05.2015

Inovacioni në sektorin bankar. Organizimi i një eventi me pjesëmarrjen e sektorit bankar, institucioneve të mikrokredive, Postës Shqiptare, Universiteteve,gazetaëve të sektorit ekonomik për të prezantuar në mënyrë interaktive risitë e sektorit dhe shërbimet inovativë të së ardhmes në këtë sektor.

E PREMTE 15.05.2015

1) Konferenca rajonale EUSAIR, dedikuar turizmit dhe inovacionit. Diskutimi mbi strategjinë e rajonit të Adriatikut dhe Jonit ku Shqipëria ka rolin e vendit koordinator.

2) Në bashkëpunim me Start Up Weekend, lançohet fundjava e start-upeve, e cila përfundon të dielën me shpalljen e fituesve.

3) ICT AWARDS – Mbrëmja Gala

E SHTUNE 16.05.2015

1) Eventi Smart City. Prezantimi i projekteve inovatore mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente në Shqipëri. DLDP do të prezantojë implementimin e disa projekteve inovatore në qytetin e Lezhës. Doktorantë në faktultetin e urbanistikës do të prezantojnë vizionin e tyre për qytetin inteligjent respektivisht të qytetit të Tiranës, Krujës dhe Gjirokastrës. Pjesëmarrje nga shkolla franceze e Urbanistikës për vizionin e tyre mbi qytetet inteligjente.

Datat 10-17 Maj sjellin aktivitetin më të rëndësishëm të sektorit ICT në Shqipëri, Javën e Inovacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)