Datat 18-21 Nëntor sjellin Festivalin e Madh të European Youth Awards në Graz të Austrisë

Publikuar më: 11-11-2015

gala-124a_1Një ekran qyteti i cili kombinon reklamimin me këshilla për reduktimin e ndotjes së ajrit është një nga projektet më inovative dixhitale zhvilluar nga të rinjtë dixhital Europian këtë vit. Ky së bashku me 12 projekte të tjera dixhitale do të prezantohen në Festivalin e Madh të European Youth Awards në Graz të Austrisë.

Në datat 18-21, ky qytet edhe njëherë tjetër do të presë themeluesit e startupeve më invative, fituesit e European Youth Awards 2015. Ata do të shoqërohen nga 300 ekspertë ndërkombëtarë IT dhe studentët nga mbarë Europa për të diskutuar dhe ndarë ide në të mirë të shoqërisë.

Evenimenti tre ditor do të përqendrohet në moton: “Ngrihuni, Filloni dhe Zhvillohuni”. Jo vetëm që të ftuar do të jenë folës të shquar ndërkombëtarë si Paul Hughes dhe Ralph Simon por gjithashtu pjesëmarrësit do të vinë me ide konkrete për zhvillimin dhe implementimin e “IoT” – Internetit të Gjërave.

Dhe nuk mbaron këtu sepse pjesëmarrësit do të kenë nderin të dërgjojnë sipërmarrës dhe menaxherë të suksesshëm dhe me eksperiencë si Arto Pukkonen (gofore), Alexander Decker (t-systems) dhe Gunther Wellenzohn (In-fineon).

Festivali i EYA do të kulmojë me prezantimin e projekteve të fituesve më 19 nëntor në Universitetin e Shkencës së Aplikuar. Fituesit do të prezantojnë në praktikë më të mirën e projekteve të tyre duke shpjeguar motivimin dhe përgjigjur pyetjeve të audiencës. Kjo e fundit do të përzgjedhë edhe projektin më impresionues dhe fituesin e përgjithshëm të European Youth Award.

Më 20 Nëntor do të mbahet Ceremonia Gala e EYA ku do të nderohen fituesit e konkursit. Për të mbyllur maratonën tre ditore të festivalit të EYA vjen edhe një mbrëmje festive për të gjithë pjesëmarrësit. (PCWorld Albanian)

Datat 18-21 Nëntor sjellin Festivalin e Madh të European Youth Awards në Graz të Austrisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)