Harduer

Dalin në pah specifikat dhe dizajni i smartfonëve të rinj Nexus

Sep 24 2015
0 Shpërndarje

nexus-6p-leak-100616474-largeDetajet të smartfonëve të rinj Nexus kanë pushtuar mediat online. Ka qenë Android Police që ka shpërndarë imazhe të dizajnit dhe paketimit të Nexus 6P i prodhuar nga Huawei dhe Nexus 5X i ndërtuar nga LG. Emërtimet e shkruara në paketimet tregojnë që këta do të jenë emrat zyrtar të smartfonëve të rinj.

nexus-6p-colors-100616485-large

Deri më tani është mësuar se smartfoni i prodhuar nga Huewei do të vijë në 4 versione ngjyrash; të bardhë, të zezë, alumin dhe floriri. Nuk dihet dhe nëse smartfoni tjetër i ndërtuar nga LG do të jetë i disponueshëm në këto ngjyra. Ashtu siç duket në foto, smartfonët kanë në pjesën e pasme një shirit të zi të çuditshëm. Një detaj tjetër i zbuluar është dhe kapaciteti i memories 32GB.

nexus6p-packaging-100616483-medium

Tanimë dhe uebfaqja indiane Amazon ka listuar Nexus 5X për porositje. Detajet shoqëruese përfshinin 2GB RAM, ekran 5.2 inç, kamera 12MP dhe proçesor Qualcomm 1.8GHz. Nga ana tjetër, Nexus 6P do të ketë një ekran 5.7 inç me rezolucion 1440 piksel dhe me shumë mundësi një kapacitet 128GB memorie. Të dy smartfonët në fjalë priten të debutojnë zyrtarisht në eventin që Google do të mbajë me 29 shtator në San Francisco. Edhe pak ditë na ndajnë ndaj ju ftojmë të qëndroni me ne për të rejat më të fundit. (PC World Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>