Daimler investon 3.5 miliard dollar në motorët diesel për të ulur emëtimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë

Publikuar më: 30-05-2016

dcx_doc6pehpmmvkj51d2eqicphDaimler bëri të ditur se do të shpenzojë 3,5 miliard dollar për të ulur emetimet gazrave të dëmshëm të motorëve me naftë në atmosferë shkruan agjensia e lajmeve Reuters. Duke modifikuar motorët dhe sistemet e softuerit që kontrollojnë shkarkimin e gazrave makinat Mercedes-Benz do të jenë akoma më efikase ndaj konsumit të karburantit.

Ky investim i ri prej 3 miliard Eurosh përfshin edhe investimin 2.6 miliard Eurosh të njoftuar gjatë muajit Shkurt për gjeneratën e re të motorëve diesel.

Marka e shquar e makinave në pronësi të Daimler, Mercedes Benz, do të paisë të gjithë makinat me motorë nafte në Europë me teknologjinë e redukimit selektiv katalitik dhe të hedhë në treg filtra kundra grimcave për motorët me benzinë.

Sipas Daimler përmirësimet në teknologjinë e motorit do të bëhen në disa aspekte si tek turboja, injektorët e karburantit, ftohja e brendshme si dhe aplikimin e materialeve të reja të cilat ndihmojnë qarkullimin e gazrave nga turbat e shkarkimit për të ulur dëmin e tyre në atmosferë. (PCWorld Albanian)

Daimler investon 3.5 miliard dollar në motorët diesel për të ulur emëtimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)