Daimler dhe Qualcomm bashkojnë forcat për të zhvilluar teknologji të ngarkimit wireless të telefonëve dhe automobilave elektrik

Publikuar më: 25-05-2015

Shareholders arrive for the Daimler annual shareholder meeting in BerlinProdhuesi amerikan i makinave, Daimler, ditën e shtune njoftoi një bashkëpunim të ri me kompaninë e teknologjive mobile Qualcomm për të zhvilluar teknologji të ngarkimit wireless të telefonëve në automobilat si dhe ngarkimin e makinave elektrike pa kabllo.

Kjo lëvizje e Diamler vjen në një moment mjaft kritik ku kjo kompani po sheh rivalët të fuqizohet shumë si Mercedes Benz, BMW dhe Audi të cilët po shfrytëzojnë ekspertizën në fushën e telekomunikacionit për të implementuar teknologji të reja për automobilat.

Në një njoftim për shtyp dy kompaninë bënë të ditur edhe qëllimet e bashkëpunimit për zhvillimin e teknologjive të lartpërmendura. Ndër të tjera këto dy kompani po elaborojnë mundësi të tjera për ndërtimin e dhe sofitikimit e rrjeteve 3G dhe 4G. Për Daimler, qëllimi është ofrimi i eksperiencave sa më të mira për konsumatorët.

Aktualisht prodhuesit gjerman të automobilave po punojnë fuqishëm për integrimin e teknologjive të reja në automobilat e tyre ku lajmi më i bujshëm ishte formimi i një konsorciumi nga disa prodhues për blerjen e divizionit të hartave të Nokia-s, Here. (PCWorld Albanian)

Daimler dhe Qualcomm bashkojnë forcat për të zhvilluar teknologji të ngarkimit wireless të telefonëve dhe automobilave elektrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)