Daily Mail shpreh interes për blerjen e pionerit të internetit Yahoo

Publikuar më: 11-04-2016

3436Publikuesi i Daily Mail ka konfirmuar se është në bisedime private me aksionerët e Yahoo për një blerje potenciale. Yahoo me një kapital prej 38 miliard dollarësh nxori në shitje bizneset e saj qëndrore në muajin Shkurt ku dita e fundit e ofertave u shty për në 18 Prill.

Daily Mail dhe General Trust, kompania mëmë e Daily Mail, ka konfirmuar se është e interesuar për një blerje të Yahoo. Është e mundur që DMGT (Daily Mail dhe General Trust) të blejë vetëm sektorin e medias pranë Yahoo.

“Duke pasur në konsideratë suksesin e dailymail.com dhe Elite Daily, kemi hyrë në bisedime me ofertuesit potenciale të Yahoo-së,” u shpreh një zëdhënës i DMGT. “Diskutimet janë në faza fillestare dhe është shumë herët për të thënë diçka konkrete,” vijoi ai më tej.

Yahoo ka vuajtur që kur gjigandët si Google u fuqizuan bujshëm ndihmuar edhe nga lojtarë të tjerë madhorë si Facebook dhe Snapchat.

Në Shkurt, shefja ekzekutive Marissa Mayer njoftoi një strategji të re ku përfshihej edhe një shitje e kompanisë. Plot 1,700 largime nga puna ndoqën më pas dhe u mbyllën 5 zyra të huaja.

Pavarësisht gjithë këtyre fakteve, Yahoo akoma tërheq një audiencë të lartë sidomos në SHBA duke e bërë një shënjestër mjaft joshëse për Daily Mail i cili kërkon një shtrirje të operacioneve në SHBA. (PCWorld Albanian)

Daily Mail shpreh interes për blerjen e pionerit të internetit Yahoo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)