Cybertron prezantoi laptopët Osiris 17 dhe 17x me harduer desktopi

Publikuar më: 31-01-2016

main_3-100642058-largeMund tu duket e pamundur kjo që do tu themi por CybertronPC ka implementuar një harduer desktop në një laptop. Modelet CXL Osiris 17 dhe 17X janë laptopë në pamje të jashtme ndërsa desktopë të vërtetë në brendësi.

Ky model përmban një proçesor Skylake, Intel Core i7-6700K. Gjithashtu Osiris 17 mund të konfigurohet me dy karta Nvidia GeForce GTX980 në SLI. Dy modelet, 17 dhe 17X u prezantuan ditën e Premte nga Cybertron dhe kompania nuk dha asnjë informacion për çmimi dhe disponueshmërinë e tyre.

Osiris 17 dhe 17X ofrojnë mbështetje për 64GB RAM DDR4 ndërsa ekrani prej 17 inç bart një rezolucion 1080p. Laptopët kanë dy porta interneti, dy porta ekrani dhe pjesa tjetër janë porta USB të zakonshme.

Për ata që nuk duan të rezikojnë me një laptop të tillë, Cybertron ka menduar laptopin CLX Anubis fuqizuar nga proçesor katër bërthamësh Core i7-6700HQ dhe grafika GeForce GTX970M.

Sa i përket modeleve Osiris, shqetësimi kryesor i konsumatorëve potencial por dhe i yni njëkohësisht është tek gjenerimi i lartë i nxehtësisë. Cybertron beson se e ka zgjidhur këtë problem me trashësinë e tij dhe një ventilator gjigand në pjesën e pasme të laptopit.(PCWorld Albanian)

Cybertron prezantoi laptopët Osiris 17 dhe 17x me harduer desktopi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)