Cyber Security Privacy shpalos vizionin për sigurinë dhe privatësinë online në datat 18 dhe 19 Janar

Publikuar më: 28-12-2015

cyber_18janarNa ndan më pak se një muaj nga konferenca me temë Cyber Security Privacy e cila vjen në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve kosovarë pse jo edhe më gjërë ndaj privatësisë së tyre online.

Në datat 18-19 Janar, në Prishtinë do të mblidhen së bashku ekspertë të sigurisë kibernetike dhe drejtues të lartë të institucioneve private dhe publike ku do të diskutojnë rreth rreziqeve potenciale të sigurisë online dhe masave parandaluese ndaj akteve të krimit kibernetik.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik si mikëpritëse e kësaj conference synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike tek institucionet e sektorit publik dhe atij privat. DARTS Security dhe ICTSmedia do të bashkojnë forcat në organizimin e konferencës në partneritet me Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe partnerë të tjerë.

ICTSmedia vjen si bashkëorganizatore në këtë konferencë në kuadër të misionit të saj të promovimit dhe hulumtimit në fushën e teknologjisë së informacionit, një objektiv ky i arritur për vite me radhë edhe me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards.

Konferenca e përbërë nga disa sesione do të startojë më 18 Janar në Hotel Emerald në Prishtinë me një panel të hapur diskutimesh mes Agjensive të Zbatimit të Ligjit nga Kosova dhe Rajoni. Do të jenë të ftuar të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Policia Britanike, Kompani Telekomunikacioni, Agjensi Kombëtare, Agjensi të Krimit Kibernetik, Prokurorë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme të specializuara në këtë fushë.

01-Cyber-Security-Privacy-980x400

Po në ditën e parë, për vitin e dytë me radhë do të mbahet një aktivitet paralel me temë: “Dita kur hakimi është i ligjshëm”. Disa hakerë etik të përzgjedhur për 8 orë me radhë do të përpiqen të thyejnë sigurinë e disa uebfaqeve të autorizuara ku për çdo arritje do të shpërblehen.

Në ditën e dytë konferenca do të vazhdon me një session të mbyllur, pjesë e të cilës, ndër të tjerë do të jenë përfaqësues të kompanive të specializuara në gjurmimin dhe mbrojtjen e privatësisë digjitale ku do të paraqesin skenare të ndryshme dhe do të shkëmbehen përvoja të reja.

Organizatorët e konferencës dhe konkursit “Dita Kur Hakimi është i ligjshëm”, që nga dita e sotme kanë hapur aplikimet për ata që duan të jenë pjesë si haker ose si biznes përmes uebfaqes së Cyber Security Privacy.

Një konferencë e ngjashme “Privatësia në Epokën Dixhitale”, u mbajt në datat 26, 27 dhe 28 Janar 2015 organizuar nga Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale cila solli vizionin Europian të privatësisë online në Prishtinë. Edhe njëherë tjetër me Cyber Security Privacy kryeqyteti më i ri Europian do të shndërrohet në kryeqendrën rajonale e teknologjisë së informacionit. (ICTSmedia PR)

Cyber Security Privacy shpalos vizionin për sigurinë dhe privatësinë online në datat 18 dhe 19 Janar
4 votes, 5.00 avg. rating (97% score)