Cyber Security Privacy hap dyert e “The Day When Hacking is Legal” për 50 hakerë dhe 20 uebfaqe deri më 11 Janar

Publikuar më: 06-01-2016

Pages from Cyber Security Privacy2016-ta ka planifikuar supriza pa fund dhe një ndër to padyshim është Cyber Security Privacy e cila po pritet me padurim nga entuziastët e sigurisë kibernetike. 18 Janari do të jetë dita ndërsa 19 Janari do të qartësojë më tej vizionin e sigurisë online mu në zemër të një nga kryeqendrave të teknologjisë së informacionit në rajon, Prishtinë.

“The Day When Hacking is Legal”, është një nga pikat më kulminante të konferencës. Plot 25 hakerë morën pjesë në këtë konkurs vitin e shkuar i cili u organizua në kuadër të fushatës “Privatësia në Epokën Dixhitale” . U zbuluan 19 dobësi, u sulmuan 10 uebfaqe, plot 8 orë punë dhe u shpërndanë çmime me vlerë 3,500 dollar.

Cyber Security Privacy sjell përsëri në vëmendje këtë konkurs duke rezervuar vend për 50 hakerë, 20 uebfaqe dhe fond 5,000 dollar. Ajo çfarë nuk e dimë është ajo që ngelet për tu zbuluar, dobësitë e sigurisë.

Pjesë e “The Day When Hacking is Legal” do të jenë dy kategori: Hakerët dhe Uebfaqet. Çdo haker, do të ketë mundësinë të shpalosë kurajon e tij në këtë konkurs duke aplikuar gjer më 11 Janar përmes uebfaqes së Cyber Security Privacy në kategorinë “Apply as Hacker”. Pjesëmarrësit mund të jenë një individ i vetëm ose një grup prej 3 vetash, prandaj bëni gati CV-të.

Këto hakera do të jenë subjekt i një gjykimi profesional nga një juri profesionale e përbëre prej 3 vetash. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është jo vetëm nxjerrja në skenë të këtyre entuziastëve por edhe stimulimi i tyre dhe këtij profesioni të rallë.

Gjithashtu uebfaqet që duan të provojnë sigurinë e tyre, Cyber Security Privacy krijon mundësi për pjesëmarrje në këtë konkurs në kategorinë e aplikimeve “Apply as Website.”

Për ata që nuk kanë dijeni rreth Cyber Security Privacy, konferenca synon ndërgjegjësimin e qytetarëve kosovarë pse jo edhe më gjërë ndaj privatësisë së tyre online.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik është mikëpritëse e kësaj konference ndërsa DARTS Security dhe ICTSmedia do të bashkojnë forcat në organizimin e saj në partneritet me Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe partnerë të tjerë. (ICTSMedia PR)

Cyber Security Privacy hap dyert e “The Day When Hacking is Legal” për 50 hakerë dhe 20 uebfaqe deri më 11 Janar
5 votes, 5.00 avg. rating (97% score)