Cyanogen sjell integrimin e të gjitha funksionaliteteve të Truecaller në sistemin e tij operativ Android

Publikuar më: 10-05-2015

cyanogen_logo-100581904-primary.idge

Bashkëpunimi më i fundit i Cyanogen do ti garantojë çdo përdoruesi të një smartfoni me këtë sistem operativ, informacion të detajuar në lidhje me thirrësit edhe nëse nuk janë listën e kontakteve.

Kompania njoftoi ditën e premte se një marrëveshje e re ishte nënshkruar me TrueCaller, për të integruar teknologjinë e kësaj të fundit në telefonët Cyanogen. Shërbimi në fjalë ka një databazë prej 1.6 miliard numrash telefonikë, duke ofruar informacion për përdoruesit në lidhje me një thirrje edhe nëse kjo bëhet nga një kabinë telefonike.

truecaller-100584277-medium

Google e ofron një funksionalitet të ngjashëm në thirrësin e Nexus, i cili është ekskluziv vetëm për këto paisje. Gjithashtu kohët e fundit Facebook prezantoi thirrësin e saj të quajtur Hello, i cili ka funksion të ngjashëm mëe Truecaller.

Falë integrimit të TrueCaller, përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë numra të padëshirueshëm apo edhe të raportojnë ata që i shqetsojnë me thirrje telefonike. Ky partneritet i ri i Cyanogen qëndron në një linjë me strategjinë e kompanisë: Largimin e çdo “bit” të Android nga Google. (PCWorld Albanian)

Cyanogen sjell integrimin e të gjitha funksionaliteteve të Truecaller në sistemin e tij operativ Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)