Cyanogen OS zbret në dy smartfonë të një prodhuesi britanik quajtur Wileyfox

Publikuar më: 27-08-2015

w704Cyanogen OS, distributori një prej versioneve Android, ndihmuar nga investime me vlerë 115 milion dollar në total, tashmë është pjesë e dy smartfonëve të rinj të cilët destinacion kanë Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Këto dy smartfonë janë ndërtuar nga prodhuesi britanik i smartfonëve Wileyfox, po që janë prodhuar në Kinë ashtu siç bëjnë një pjesë e madhe e kompanive të ngjashme.

Por pyetja që shtrohet është: A ka perendimi nevojë për më shumë telefonë Android? Në fakt rritja e tregut të smartfoni pati një rënië në tre mujorin e dytë të këtij viti e cila rezulton edhe rënia e parë që nga 2013-ta.

Nëse një kompani dëshiron të bëhet pjesë e një tregu tashmë plot e përplot me telefonë Android, mënyra e vetme për të pasur sukses është ofrimi i smartfonëve të tyre me çmim tepër kompetitiv. Wileyfox siduket po ndjek gjurmët e OnePlus.

Smartfoni i parë quhet Wileyfox Storm dhe ka ekran 5.5 inç full HD me një kosto prej 250 Eurosh. Ofron mbështetje për 4G LTE, fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 615 me tetëbërthama shoqëruar nga 3GB RAM dhe 32 GB memorje e brendshme. Ky telefon ka kamër të pasme 20 megapiksel dhe frontale 8 megapiksel.

Smartfoni i dytë është më i lirë. Për 169 Euro ju merrni 4G LTE, ekran 5 inç 720p, proçesor Snapdragon 410, 2GB RAM dhe 16 GB memorje të brendshme. Ka një kamër të pasme 13 meapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Çfarë fiton Cyanogen? Epo një nga investitorët e saj është Foxconn, firma që prodhon harduerin e qindra mijërave modeleve të telefonëve nga kompani të ndryshe. E dyta, Cyanogen në fillim të këtij viti lidhi marrëveshje me Qualcomm. Këto dy industri mobile po mundohen të nxjerrin para nga Android, dhe Cyanogen do të ketë pjesën e saj. (PCWorld Albanian)

Cyanogen OS zbret në dy smartfonë të një prodhuesi britanik quajtur Wileyfox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)