Lajmet

Cyanogen filloi zhvillimin e CyanogenMod 14 bazuar në Android 7.1

Oct 31 2016
0 Shpërndarje

cidZhvilluesit pas CyanogenMod kanë ndaluar planet e tyre të ndërtimeve eksperimentale bazuar në Android 7.0 … sepse në vend të tij ato kanë filluar të zhvillojnë një version të bazuar në Android 7.1.

Me fjalë të tjera, versioni i ardhshëm i sistemit operativ të Cyanogen do të quhet CyanogenMod 14.1. Ai do të inkorporojë përditësimet më të fundit të sistemit të operimit të Google për telefonë, tabletë, dhe pajisje të tjera.

Arsyeja pse ndërtimet e natës nuk janë debutuar ende ka të bëjë me një ndryshim nga ana e Google: në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë, kompania e ka bërë më të vështirë për zhvilluesit e CyanogenMod që të sigurohen që kamerat do të punojnë në të gjithë pajisjen që ato duan të mbështesin.

Ngadalë qëllimi është që të bëhet një version artizanal i Android 7.1 i gatshëm jo vetëm për pajisjen që mund të përdorin versionin e sistemit të operimit të Google, si Nexus 5X, Nexus 6P, dhe Google Pixel, por gjithashtu edhe për pajisje më të vjetra që mundet të mos marrin kurrë një përditësim për në Android 7.0 ose Android 7.1. (PCWorld Albanian)

Tags >

Cyanogen
Lajmet e fundit>