Cyanogen emëron një CEO të ri, tërhiqet nga ideja e shitjes së një sistemi operativ

Publikuar më: 11-10-2016

cyanogenCyanogen, startupi pas një prej versioneve të famshme të Android dhe konkurrenti më i ashpër i Google, tashmë ka një CEO të ri. Pas raportimeve se kompania kishte ekzagjëruar suksesin e saj në termat e përdoruesve aktivë, largime të shumta nga puna erdhën.

Lior Tal, ish COO i kompanisë tashmë do të marrë frerët e Cyanogen. Startupi mori famë nga projekti me kod të hapur Cyanogen Mod, një version Android i modifikuar i cili mund të instalohej nga të gjithë. Avantazhet e platformës qëndronin në performancën e lartë, jetëgjatësinë e baterisë dhe veçoritë të personalizimit.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Në një postim në blog shefi ekzekutiv pranoi vështirësitë që po kalon kompania dhe shpalli planet për të ndryshuar biznesin e modelit me programin e sistemit operativ modular.

Tani e tuje prodhuesit e telefonëve do të ndërtojnë paisje të përshtatura të cilat shfrytëzojnë komponentë të ndryshëm të Cyanogen falë moduleve dinamike. Kjo do të thotë se se përdoruesit mund të vijojnë të mbajnë Android-in në paisje e tyre duke adoptuar vetëm pjesë të caktuara teknologjike të Cyanogen që preferojnë më së shumti.

Tërheqja nga objektivi i shitjes së sitemit operativ vetjak të kompanisë është një ndryshim madhor në strategji. Dikur kompania thoshte se do ja “merrte Android-in Google,” dhe sot  rrugëtimi i ri i kompanisë nuk e ka një destinacion. (PCWorld Albanian)

Cyanogen emëron një CEO të ri, tërhiqet nga ideja e shitjes së një sistemi operativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)