CyanogenMod 14.1 tani i disponueshëm në OnePlus One, OnePlus 2 dhe Nexus 6

Publikuar më: 20-11-2016

cmKa kaluar një javë që CyanogenMod 14.1 është live dhe tani i disponueshëm në 9 paisje shtesë.

Bazuar në Android Nougat 7.1, versioni më i fundit i CyanogenMod ofron po atë eksperiencë Android e disponueshme vetëm në pronarët e telefonëve Google Pixel.

Përveç Galaxy S5, LG G4, OnePlus 3 dhe Asus Zenfone 2, Cyanogen tashmë është i disponueshëm në:

  1. Nexus 6
  2. Nexus 7 2013
  3. OnePlus One
  4. OnePlus 2
  5. Sony Xperia V
  6. Sony Xperia TX
  7. Sony Xperia T
  8. Sony Xperia SP
  9. Moto G 2015

Duke qenë se CyanogenMod 14.1 është akoma në zhvillim e sipër, nuk do tu mungojnë problemet gjatë funksionit normal.Në javët në vijim sistemi operativ do të ofrohet në më shumë telefonë së bashku me përmbajtje të reja.

Gjatë prezantimit të ndërtimit më të fundit javën e kaluar, themeluesi i Cyanogen, Steve Kondik, tha se CyanogenMod do ti “rikthehet komunitetit.” (PCWorld Albanian)

CyanogenMod 14.1 tani i disponueshëm në OnePlus One, OnePlus 2 dhe Nexus 6
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)