CurrentC, rivali i Apple Pay do të debutojë muajin e ardhshëm

Publikuar më: 25-07-2015

currentc-100527873-large

Ka ardhur koha që Apple Pay të përballet me një konkurencë të fortë në treg. Një sistem i ri pagesash mobil CurrentC, do të mbërrijë në disa rrjete dyqanesh muajin që vjen.

Ky sistem pagesash gëzon mbështetjen e tregtarëve të mëdhenj siç janë Target, Walmart etj. Sipas një raporti nga Bloomberg, CurrentC do të jetë i disponueshëm globalisht brenda këtij viti. Këtë lançim mund ta cilësojnë si një fazë fillestare apo testuese.

CurrentC ka 3 vite që është duke u zhvilluar dhe më në fund erdhi moment që të mbërrijë tek konsumatorët përmes aplikacionit për smartfona. Gjatë këtyre tre viteve tregu është pasuruar me shërbime të ngjashme me CurrentC duke filluar që nga Apple Pay, Android Pay i Google apo PayPal. Kompanitë po ‘luftojnë’ fort për të fituar besimin e publikut ndaj CurrentC do e ketë goxha të vështirë përballjen në këtë treg. Për më tepër CurrentC i duhet dhe të rifitojë besimin e konsumatorëve pas sulmit të hakerave që pësoi vitin që kaloi.

Industria e pagesave përmes smartfonit pësoi një rivitalizim vitin që kaloi me mbërritjen në treg të Apple Pay. Transaksionet përmes pajisjeve mobile priten të rriten në 118 miliard dollar në vitin 2018 nga 3.5 miliard dollar që ishin vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga firma analitike eMarketer.

Kompani të industrive të ndryshme apo tregtarë të shumtë po synojnë të aplikojnë këtë sistem të ri pagesash në pikat e tyre të shitjes, sidomos në vendet perëndimore. Mbetet për tu parë se cili do të jetë ndikimi i CurrentC në treg. (PC World Albanian)

CurrentC, rivali i Apple Pay do të debutojë muajin e ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)