CrossOver në Android premton aplikacionet Windows në laptopët Chrome OS

Publikuar më: 21-07-2016

codeweavers-crossover-on-google-chromebook-james-ramey_2-100672679-largeSoftuerët Windows do të funksionojnë në laptopët me Chrome OS. Po dhe kjo do të bëhet realitet falë CrossOver në Android. Ky projekt komercial ndërtuar nga CodeWeavers merr kodin nga projekti me burim të hapur Wine i cili bën të mundur funksionimin e aplikacioneve Windows në Linux dhe Mac OS për ta adaptuar në Android.

Funksionimi i aplikacioneve Windows në Android është një ide fantastike megjithatë nuk besojmë se shumica e përdoruesve do ti instalojnë ato në telefonët dhe tabletët e tyre Android.

Crosover në Android akoma nuk ka debutuar po as mbështetja për aplikacionet Android në Chromebook. Kur të debutojë CrossOver do të jetë aty për të vënë në funksion aplikacionet Windows në Chrome OS.

Mbase nuk është alternativa e duhur për të përdorur gjerësisht softuerët Windows por shërben për të përdorur disa aplikacione Windows që mund ti shihni si të nevojshme. Mbështetja për DirectX 11 gjithashtu do të mbërrijë së shpejti.

E fundit, CrossOver do të funksionojë vetëm me kompjuterat e fuqizuar nga proçesorët Intel. (PCWorld Albanian)

CrossOver në Android premton aplikacionet Windows në laptopët Chrome OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)