Cortana në Android më pranë se asnjëherë. Microsoft teston një version paraprak

Publikuar më: 18-07-2015

cortanaiphoneandroid

Siduket Microsoft ka filluar të testojë, mbase me qëllim, aplikacionin e asistentit dixhital Cortana për Android.

Zyrtarët e kompanisë kanë konfirmuar disa muaj më parë se Microsoft do të sillte një version të Cortana jo vetëm në Android por edhe iOS. Pikërisht atë ditë, u tha se kompania së shpejti do të ofronte një beta publike të Cortana për Android në Qershor megjithatë kjo datë u shty për në muajin Korrik.

Në datën 17 korrik, një numër individësh kishin në duar një version paraprak(beta) të aplikacionit për Android.

Planet e Microsoft janë të qarta: aplikacionet e saj duhet të prekin çdo platformë dhe jo rradhë herë kemi parë disa të tillë më parë të debutojnë në iOS dhe Android sesa Windows Phone. Lidhur me Cortanan, një gjë është e rëndësishme të dini: Asistenti dixhital nuk do të ketë të gjitha funksionalitetet që zotëron në Windows sepse Microsoft mund ta integrojë këtë me sistemin e saj operativ. (PCWorld Albanian)

Cortana në Android më pranë se asnjëherë. Microsoft teston një version paraprak
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)